Vazhdojnë sulmet ajrore të ushtrisë saudite në Jemen
Avionët luftarakë të ushtrisë së Arabisë saudite kanë sulmuar rajone të ndryshme në Jemen.
Sipas kanalit televiziv Al Alam, avionët luftarakë të ushtrisë së Arabisë Saudite kanë bombarduar rajonet kufitare të Jemenit, veçanërisht qytetin Al Rabue, nga frika e rënies së këtij qyteti në duart e forcave jemenase. Ushtarët e regjimit Al Saud kane evakuuar mijëra jemenas nga qytete dhe fshatrat kufitar me Jemenin. Me këtë rast, avionët e agresorëve sauditë sot 9e premte) kanë granatuar rajonin Al Gil në provincën Al Xhuf, duke vrarë një numër të madh të civilëve jemenas. Kanali televiziv jemenas Al Masire në një raport të tij ka njoftuar se, forcat e ushtrisë dhe komitetet popullore jemenase në përgjigje ndaj sulmeve të agresorëve sauditë, kanë shkatërruar një automjet që transportonte mercenarë të regjimit saudit në Al Gil, në provincën Al Xhuf.