Ushtria irakiane zmbraps sulmet e ISIS në jug të Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i24214-ushtria_irakiane_zmbraps_sulmet_e_isis_në_jug_të_mosulit
Forcat e sigurisë irakiane kanë zmbrapsur sulmet e ashtuquajtura “Sulme masive” të terroristëve të ISIS nga tetë pozicione në qytezën Makhmur në jug të Mosulit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 08, 2016 14:07 Europe/Tirane
  • Ushtria irakiane zmbraps sulmet e ISIS në jug të Mosulit

Forcat e sigurisë irakiane kanë zmbrapsur sulmet e ashtuquajtura “Sulme masive” të terroristëve të ISIS nga tetë pozicione në qytezën Makhmur në jug të Mosulit.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, duke cituar ueb sajtin Al Ahad, Naxhem Al Xhaburi, komandant i operacioneve në Ninva, ka thënë: Këto sulme janë kryer nga 300 terroristë të armatosur nga aksi perëndimor dhe 60 të tjerë nga aksi lindor. Sipas z. Al Xhaburi, këto sulme kishin filluar mbrëmë dhe kanë vazhduar deri në orën 11 të ditës së sotme, ku kanë mbetur të vrarë 104 persona të armatosur.