Al Saudi shkaktari kryesor i tensioneve në Liban
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i24238-al_saudi_shkaktari_kryesor_i_tensioneve_në_liban
Ministri i industrisë i Libanit ka thënë se regjimi Al Saud është shkaktari kryesor i dështimit të negociatave të brendshme në Liban.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 08, 2016 20:53 Europe/Tirane
  • Al Saudi shkaktari kryesor i tensioneve në Liban

Ministri i industrisë i Libanit ka thënë se regjimi Al Saud është shkaktari kryesor i dështimit të negociatave të brendshme në Liban.

Husejn Al Haxh Hasan, ministër i industrisë i Libanit, ka thënë: Nëse sot Libani përballet me probleme të brendshme, kjo është si rezultat i arrogancës dhe sabotimeve të Arabisë Saudite. Libani nga 25 maji i vitit 2014 e deri më tani , me shkuarjen e Mishel Sulejman nga presidenca, është pa president. Për zgjedhjen e presidentit të Libanit, në parlament duhet të jenë të pranishëm 2/3 e deputetëve (86 deputetë).