Qyteti Manbixh tërësisht në duart e ushtrisë siriane
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i24586-qyteti_manbixh_tërësisht_në_duart_e_ushtrisë_siriane
Disa media rajonale kanë njoftuar se qyteti Manbixh që gjendet në veri të Sirisë, është çliruar tërësisht.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 12, 2016 16:28 Europe/Tirane
  • Qyteti Manbixh tërësisht në duart e ushtrisë siriane

Disa media rajonale kanë njoftuar se qyteti Manbixh që gjendet në veri të Sirisë, është çliruar tërësisht.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, duke cituar kanalin televiziv Al Manar, të ashtuquajturat forcat demokratike të Sirisë, të premten kanë çliruar nga terroristët e ISIS qytetin Manbixh që gjendet në periferinë verilindore të provincës Alepo. Të ashtuquajturat forcat demokratike të Sirisë më shumë se një muaj kanë filluar operacionet për çlirimin e këtij rajoni nga terroristët e grupit ISIS. Qyteti Manbixh nga viti 2014 kishte rënë nën kontrollin e terroristëve të ISIS dhe shërbente si rrugë kryesore për lëvizjen e terroristëve midis Turqisë dhe Rakas, kryeqendër e këtij grupi terrorist.