Plagosen 15 palestinezë në përleshjet në xhaminë Aksa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i24733-plagosen_15_palestinezë_në_përleshjet_në_xhaminë_aksa
Pas sulmeve të okupatorëve dhe kolonëve sionistë ndaj xhamisë Aksa, janë plagosur të paktën 15 palestinezë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 14, 2016 15:47 Europe/Tirane
  • Plagosen 15 palestinezë në përleshjet në xhaminë Aksa

Pas sulmeve të okupatorëve dhe kolonëve sionistë ndaj xhamisë Aksa, janë plagosur të paktën 15 palestinezë.

Sipas kanalit televiziv Filistine Aljum, Gjysmëhëna e kuqe palestineze ka njoftuar se nga sulmet e 400 kolonëve çifutë të mbështetur nga një numër i madh i forcave të regjimit sionist ndaj xhamisë Aksa, janë lënduar disa palestinezë. Gjysmëhëna e kuqe palestineze ka thënë se janë plagosur 15 qytetarë palestinezë dhe janë dëmtuar disa pjesë të xhamisë Aksa.