Mbreti saudit shpërblen kriminelët e agresionit kundër Jemenit
Mbreti i Arabisë Saudite pas kthimit nga pushimet e tij, ka shpërblyer personat përgjegjës për krimet e kryera kundër civilëve jemenas në agresionin sauditë kundër Jemenit.
Mbreti Selman, pas pushtimeve 1 mujore të tij në Marok, ka shpërblyer disa pjesëtarë të ushtrisë me 1 muaj pagë shtesë për aktivitetin e tyre kundër jenit. Mbreti Selman i Arabisë Saudite këtë shpërblim ua ka dhënë atyre ushtarëve që kanë kryer shërbime në sulmet kundër Jemenit. Shpërblimi është dhënë pasi sheik Abdul’aziz Bin Abdullagh Al Sheik, myftiu i madh i Arabisë Saudite u ka kërkuar bankave, institucioneve dhe organizatave jo qeveritare që të japin ndihma për forcat kufitare të Arabisë Saudite. Vlen të theksohet se që nga nisja e agresionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit mbi 10 mijë persona kanë humbur jetën shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, agresioni i Arabisë Saudite kundër Jemenit kryhet me pretekstin për gjoja mbështetjen e presidentit të dorëhequr Abdarabuh Mansur Hadi.