Mbreti saudit shpërblen kriminelët e agresionit kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i24763-mbreti_saudit_shpërblen_kriminelët_e_agresionit_kundër_jemenit
Mbreti i Arabisë Saudite pas kthimit nga pushimet e tij, ka shpërblyer personat përgjegjës për krimet e kryera kundër civilëve jemenas në agresionin sauditë kundër Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 15, 2016 05:57 Europe/Tirane
  • Mbreti saudit shpërblen kriminelët e agresionit kundër Jemenit

Mbreti i Arabisë Saudite pas kthimit nga pushimet e tij, ka shpërblyer personat përgjegjës për krimet e kryera kundër civilëve jemenas në agresionin sauditë kundër Jemenit.

Mbreti Selman, pas pushtimeve 1 mujore të tij në Marok, ka shpërblyer disa pjesëtarë të ushtrisë me 1 muaj pagë shtesë për aktivitetin e tyre kundër jenit. Mbreti Selman i Arabisë Saudite këtë shpërblim ua ka dhënë atyre ushtarëve që kanë kryer shërbime në sulmet kundër Jemenit. Shpërblimi është dhënë pasi sheik Abdul’aziz Bin Abdullagh Al Sheik, myftiu i madh i Arabisë Saudite u ka kërkuar bankave, institucioneve dhe organizatave jo qeveritare që të japin ndihma për forcat kufitare të Arabisë Saudite. Vlen të theksohet se që nga nisja e agresionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit mbi 10 mijë persona kanë humbur jetën shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, agresioni i Arabisë Saudite kundër Jemenit kryhet me pretekstin për gjoja mbështetjen e presidentit të dorëhequr Abdarabuh Mansur Hadi.