Vazhdojnë sulmet ajrore të Arabisë Saudite në Jemen
Avionët sauditë kanë bombarduar rajone të ndryshme të Jemenit, posaçërisht kryeqytetin e këtij vendi.
Sipas kanalit televiziv Al Masire të Jemenit, avionët agresorë sauditë mëngjesin e sotëm disa herë kanë bomabrduar rajonin Xhabel Al Rid dhe Vadi Ala Akhbar, në qytetin Sokhnan si dhe rajonin Al Xhamine në qytetin Beni Hashish në provincën Sana. Ditë më parë, në sulmet e avionëve sauditë në rajonin 9, në provincën Sana, katër jemenas në mesin e tyre dy fëmijë janë vrarë,. Avionët sauditë po ashtu kanë bombarduar një bazë në rajonin Al Sofree në provincën Sade të Jemenit. Në rajonin kufitar Xhizan, avionët sauditë kanë sulmuar zonat e banimit duke lënë të vrarë e të plagosur dhjetëra persona.