Jemenasit përkrahin mbledhjen e parlamentit të vendit
(last modified Wed, 17 Aug 2016 18:52:10 GMT )
Gusht 17, 2016 20:52 Europe/Tirane
  • Jemenasit përkrahin mbledhjen e parlamentit të vendit

Qindra jemenas janë tubuar sot për të përkrahur krijimin e këshillit të lartë politik si dhe mbajtjen e seancës së parlamentit të Jemenit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, populli i provincës Dhomar, që gjendet në perëndim të Jemenit, të dielën në përkrahje të krijimit të Këshillit të lartë politik të Jemenit për menaxhimin e situatës në Jemen, ka kërkuar nga deputetët e parlamentit që të mbajnë një seancë për miratimin e vendimit për krijimin e një këshilli të këtillë. Ndërkaq dje, zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, ka kritikuar Arabinë saudite për sabotimet që po i bënë ndaj delegacionit të Sanës. Mohamed Abdeselam, zëdhënës i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, duke kritikuar sabotimet e Arabisë Saudite, ka thënë se zyrtarët sauditë përsëri kanë vazhduar ndalimin e fluturimeve për 72 orë dhe nuk i është dhënë leje delegacionit të Sanës në kthehet në Jemen.

 

Tags