I dërguari i posaçëm i Putinit takohet me Mahmud Abas
Përfaqësuesi i Presidentit rus për Lindjen e Mesme dhe Presidenti palestinez gjatë një takimi kanë biseduar për mundësinë e aktivizimit të negociatave në bazë të normave dhe vendimeve ndërkombëtare.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Ministria e jashtme ruse të mërkurën ka njoftuar se Mikhail Bogdanov, përfaqësuesi i Presidentit rus për Lindjen e Mesme dhe presidenti i AAP Mahmud Abas, janë takuar në Oman, kryeqytet i Jordanisë, ku kanë diskutuar në lidhje me unitetin kombëtar të palestinezëve me qëllim krijimin e shtetit të pavarur të Palestinës. Përfaqësuesi i Presidentit rus për Lindjen e Mesme është duke zhvilluar një turne në LM për tu takuar me zyrtarë të vendeve të këtij rajoni, posaçërisht vizitat e tij të rëndësishme janë konsideruar të jenë ajo në Iran, Katar dhe Jordani.