Dënohen rëndë 418 mbështetës të Lëvizjes Vëllazëria Myslimane
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i25213
Një gjykatë ushtarake e Egjiptit ka dënuar me burgim 418 mbështetës të Lëvizjes Vëllazëria Myslimane, duke filluar nga 2 vjet deri në burgim të përjetshëm.
(last modified 2021-10-20T10:00:36+00:00 )
Gusht 19, 2016 07:02 Europe/Tirane
  • Dënohen rëndë 418 mbështetës të Lëvizjes Vëllazëria Myslimane

Një gjykatë ushtarake e Egjiptit ka dënuar me burgim 418 mbështetës të Lëvizjes Vëllazëria Myslimane, duke filluar nga 2 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Vendimet gjyqësore u publikuan të enjten dhe personat e dënuar akuzoheshin për sulm të dhunshëm ndaj një stacioni policor në provincën Minja në muajin gusht të vitit 2013. Shumica e të dënuarve nga gjykata ushtarake janë gjykuar në mungesë. Të gjithë 350 të pandehurit që u gjykuan në mungesë u dënuan me 25 vjet burg ose me burgim të përjetshëm. Pjesa tjetër e të pandehurve, të cilët ishin të pranishëm në gjyq, morën dënime nga 2 deri në 10 vjet burg për anëtarësim në "grupin e ndaluar" dhe "sabotim të objekteve publike dhe të policisë". Qeveria e Egjiptit pas rrëzimit të presidentit Mohamed Mursi ka filluar në mënyrë sistematike burgosjen e pjesëtarëve të Lëvizjes Vëllazëria Myslimane.