Vazhdojnë sulmet ajrore të Arabisë Saudite në Jemen
Gusht 19, 2016 03:19 Europe/Tirane
Avionët sauditë kanë bombarduar rajone të ndryshme të Jemenit.
Sipas kanalit televiziv Al Alam, avionët agresorë sauditë disa herë kanë bombarduar rajonin Nahije Al Motme në provincën Al Xhuf (veri të Jemenit), duke vrarë 4 civilë jemenas dhe duke plagosur shumë të tjerë. Ditë më parë, në sulmet e avionëve sauditë në rajonin 9, në provincën Sana, katër jemenas në mesin e tyre dy fëmijë janë vrarë. Avionët sauditë po ashtu kanë bombarduar një bazë në rajonin Al Sofree në provincën Sade të Jemenit. Në rajonin kufitar Xhizan, avionët sauditë kanë sulmuar zonat e banimit duke lënë të vrarë e të plagosur dhjetëra persona.
Tags