Të gjithë sytë nga Alepo, mirëpritet armëpushimi
Organizata Mjekët pa Kufij mirëpriti propozimin për vendosjen e armëpushimit ën qytetin Alepo në veri të Sirisë.
Pablo Marko, drejtor i kësaj organizate për rajonin e LM, deklaroi se organizata Mjekët pa Kufij mirëpret propozimin e OKB për vendosjen e armëpushimit në Alepo dhe është optimiste për përkrahjen e Rusisë ndaj këtij propozimi. Sipas tij armëpushimi në Alepo do të mundësojë dërgimin e ndihmave humanitare në këtë qytet dhe largimin e të plagosurve dhe të sëmurëve. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë u shpreh e gatshme të shqyrtojë propozimin e OKB për vendosjen e armëpushimit në qytetin Alepo. Që prej dy javësh, forcat e ushtrisë siriane të përkrahura edhe nga forcat ajrore ruse kanë nisur një ofensivë për çlirimin e Alepos dhe deri tani kanë vrarë mbi 1000 pjesëtarë të ISIS dhe kanë plagosur mbi 2500 të tjerë.