20 jemenas të vrarë në sulmet ajrore të Arabisë Saudite
Gusht 19, 2016 15:41 Europe/Tirane
Në sulmet e avionëve të ushtrisë saudite ndaj provincave të ndryshme të Jemenit, janë vrarë të paktën 20 civilë jemenas.
Avionët sauditë bombarduan sot një treg në provincën Al Xhuf në veri të Jemenit, duke shkaktuar vdekjen e 14 civilëve dhe plagosjen e 20 të tjerëve. Objekti i sulmeve të avionëve sauditë ishte edhe rajoni Erhab në veri të kryeqytetit Sana, ku katër civilë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën. Mësohet se avionët e agresorëve sauditë kanë bombarduar sot edhe provincat Haxhe, Tazi dhe Al Hadida.
Tags