Nuk ndalen sulmet saudite kundër Jemenit
(last modified Sat, 20 Aug 2016 18:23:19 GMT )
Gusht 20, 2016 20:23 Europe/Tirane
  • Nuk ndalen sulmet saudite kundër Jemenit

Sulmet ajrore të forcave saudite në jug të Jemenit, kanë shkaktuar plagosjen e dhjetëra civilëve jemenas.

Objektiv i forcave ajrore saudite ishte qyteza Al Taval në rajonin kufitar Xhizan, ku pesë civilë u plagosën. Bombarduesit e forcave agresore bombarduan disa herë rajonin Nahdin në afërsi të kryeqytetit Sana, ku po zhvillohej një manifestim antisaudit dhe ku morën pjesë miliona jemenas. Nga ana tjetër, në sulmet e avionëve të ushtrisë saudite ndaj provincave të ndryshme të Jemenit, janë vrarë të paktën 20 civilë jemenas. Avionët sauditë bombarduan sot një treg në provincën Al Xhuf në veri të Jemenit, duke shkaktuar vdekjen e 14 civilëve dhe plagosjen e 20 të tjerëve. Objekti i sulmeve të avionëve sauditë ishte edhe rajoni Erhab në veri të kryeqytetit Sana, ku katër civilë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën. Mësohet se avionët e agresorëve sauditë kanë bombarduar sot edhe provincat Haxhe, Tazi dhe Al Hadida.

 

Tags