Rrëzohet një helikopter saudit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i25591-rrëzohet_një_helikopter_saudit
Forcat e ushtrisë dhe forcat popullore të Jemenit kanë rrëzuar sot një helikopterë të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 22, 2016 17:38 Europe/Tirane
  • Rrëzohet një helikopter saudit

Forcat e ushtrisë dhe forcat popullore të Jemenit kanë rrëzuar sot një helikopterë të Arabisë Saudite.

Në vazhdën e operacionit kundër mercenarëve sauditë, forcat jemenase rrëzuan një helikopter në provincën Naxhran në jug të Arabisë Saudite, duke vrarë të gjithë personelin që ndodhej në helikopter. Që nga fillimi i agresionit të Arabisë saudite kundër Jemenit, forcat jemenase kanë arritur të rrezojnë disa helikopterë dhe avionë luftarakë të agresorëve sauditë. Nga ana tjetër, mësohet se persona të panjohur kanë kryer një sulm në provincën Mareb në qendër të Jemenit, duke vrarë pesë ushtarë sauditë. Raportet e organizatave ndërkombëtare tregojnë se në agresionin 17 mujor të Arabisë Saudite kundër popullit të Jemenit, mijëra civilë jemenas janë vrarë dhe mbi 2,5 milionë të tjerë janë shpërngulur.