Theksohet mbi mbështetjen e Intifadës së Kodsit
Me shtimin e kërcënimeve nga ana e regjimit sionist, nënkryetari i parlamentit të Palestinës ka theksuar mbi mbështetjen e Intifadës së Kodsit në këtë vend.
Sipas agjencisë së lajmeve Kodsna, Ahmed Bahar, nënkryetar i parlamentit të Palestinës, duke theksuar për nevojën e unitetit të vendeve arabe dhe islame për shpëtimin e qytetit të pushtuar të Kodsit dhe xhamisë Al Aksa përballë kërcënimeve të vazhdueshme të regjimit sionist, ka kërkuar nga liderët e këtyre vendeve, nga OBI dhe nga LA të veprojnë në kuadër të përgjegjësive që kanë. Bahar ka thënë se rezistenca është mënyra më e mirë për t’i bërë ballë agresioneve të regjimit sionist dhe ka shtuar se populli palestinez vetëm nëpërmjet rezistencës do të mund të arrijë synimet për krijimin e një shtetit të pavarur palestinez.