Vazhdojnë sulmet e Arabisë Saudite në Jemen
Avionët luftarakë të koalicionit arab nën udhëheqjen e Arabisë Saudite, kanë vazhduar edhe sot sulmet në provincat Sade, Taiz dhe Sana, duke vrarë dhe plagosur një numër të madh të civilëve jemenas.
Kanali televiziv Al Mejadin ka bërë të ditur se avionët luftarakë të koalicionit arabe të shtunën kanë bombarduar rajone të ndryshme të provincës Taiz në jug të Jemenit, duke vrarë dhe plagosura dhjetëra civilë jemenas. Ndërkaq, Ofensiva e forcave jemenase i ka detyruar krerët e koalicionit saudit të largohen nga rajoni kufitar Naxhran, në kufi mes Arabisë Saudite dhe Jemenit. Ali Al Hamzani, komandant i komiteteve revolucionare të Jemenit, bëri të ditur se forcat jemenase kanë bombarduar me tre raketa pozicionet e forcave saudite në rajonin Naxhran, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra mercenarë sauditë, ndërsa krerët e tyre janë detyruar të tërhiqen në brendësi të territorit saudit. Ai shtoi se sauditët duke marrë peng familjet në Naxhran, po i përdorin civilët si mburojë humane përballë forcave jemenase, të cilat asnjëherë nuk do të hapin zjarr kundër popullit të pafajshëm.