Turqia kontrollon një pjesë të territorit të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i26017-turqia_kontrollon_një_pjesë_të_territorit_të_sirisë
Grupet e armatosura siriane që përkrahen nga Turqia, kanë marrë nën kontroll dy fshatra në veri të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 28, 2016 15:34 Europe/Tirane
  • Turqia kontrollon një pjesë të territorit të Sirisë

Grupet e armatosura siriane që përkrahen nga Turqia, kanë marrë nën kontroll dy fshatra në veri të Sirisë.

Observatori i të drejtave të njeriut në Siri me bazë në Londër, bëri të ditur se grupet siriane të përkrahura nga qeveria e Ankarasë kanë marrë nën kontroll dy fshatra që më parë kontrolloheshin nga kurdët e Sirisë. Ndërkohë mësohet se ne sulmet artilerike dhe ne sulmet ajrore të kryera sot nga forcat turke në rajonin Jerablus në veri të Sirisë, 35 civilë sirianë janë vrarë dhe 75 janë plagosur. Sulmet e Turqisë kundër rajonit Jerablus në provincën Alepo të Sirisë kanë filluar që nga dita e mërkurë, me qëllim spastrimin e këtij rajoni nga prania e forcave kurde siriane dhe e terroristëve të ISIS. Kanali televiziv sirian Al Akhbaria në lidhje me ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në Siri, theksoi se qeveria e Rexhep Taip Erdogan po vazhdon ndërhyrjen e hapur në punët e brendshme të Sirisë.