Merr fund ëndrra e Arabisë Saudite për zhdukjen e qeverisë siriane
Gusht 28, 2016 16:47 Europe/Tirane
Nënkryetari i këshillit ekzekutiv të Hezbullahut të Libanit, deklaroi se komplotet dhe përpjekjet e Arabisë Saudite për zhdukjen e qeverisë siriane kanë dështuar.
Nabil Kavuk në një ceremoni të organizuar në jug të Libanit, tha se fitorja e ushtrisë siriane dhe disfata e grupeve terroriste-takfiriste në Siri, dëshmon për fundin e ëndrrës së regjimit Al Saud për përmbysjen e qeverisë siriane dhe për vendosjen e një regjimi vehabist në Damask. Ai shtoi se me fitoren e ushtrisë dhe forcave popullore të Sirisë përballë terroristëve mizorë, do të vendoset edhe fati dhe e ardhmja e Sirisë dhe e gjithë rajonit.
Tags