Fetvaja vehabiste 2016: Udhëzimi i punëtorëve të huaj është haram!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i26140-fetvaja_vehabiste_2016_udhëzimi_i_punëtorëve_të_huaj_është_haram!
Një misionar fetar vehabist e shpalli haram njohjen e punëtorëve të huaj me të drejtat e tyre kundrejt punëdhënësve sauditë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 29, 2016 21:07 Europe/Tirane
  • Fetvaja vehabiste 2016: Udhëzimi i punëtorëve të huaj është haram!

Një misionar fetar vehabist e shpalli haram njohjen e punëtorëve të huaj me të drejtat e tyre kundrejt punëdhënësve sauditë.

Naser Al Amer dekretoi një fetva ku theksohet: “Inkurajimi i punëtorëve të huaj për të lënë punën, për të ndjekur kontratën mes tyre dhe punëdhënësve sauditë, dëmton punëdhënësit sauditë dhe mbi këtë bazë njohja e të huajve me të drejtat e tyre është një veprim haram!'' Publikimi i kësaj fetvaje ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, në një kohë që shkelja masive e të drejtave të puëntorëve të huaj nga punëdhënësit sauditë është kthyer në një problem madhor për Arabinë Saudite. Punëdhënësit sauditë shfrytëzojnë mosnjohjen e ligjit të punës dhe të drejtave nga puëntorët e huaj dhe shkaktojnë shumë probleme për punëtorët e huaj e kryesisht për indianët, duke u mohuar atyre shumë të drejta.