Turqia vazhdon ndërtimin e murit në kufi me Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i26731-turqia_vazhdon_ndërtimin_e_murit_në_kufi_me_sirinë
Turqia po vazhdon ndërtimin e murit në kufi me Sirinë. 
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 05, 2016 09:29 Europe/Tirane
  • Turqia vazhdon ndërtimin e murit në kufi me Sirinë

Turqia po vazhdon ndërtimin e murit në kufi me Sirinë. 

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Turqia njëkohësisht me dërgimin e pajisjeve ushtarake në Siri, po vazhdon edhe ndërtimin e murit në kufi me Sirinë. Agjencia Anatolli e lajmeve njoftoi se Turqia në lidhje me murin që po ndërtohet në kufi me Sirinë, ka deklaruar se ky mur do të përfshijë edhe rajonet Suruk dhe Karkamish me qëllim që të pengojë qarkullimin e luftëtarëve kurdë në drejtim të Turqisë. Ndërtimi i këtij muri ka filluar më 16 dhjetor 2015. Ushtria e Turqisë 15 ditë më parë ka filluar një operacion me emrin "Mburoja e Eufratit" në rajonin Xherablos në veri të Sirisë dhe qëllimi i këtij operacioni është deklaruar "pastrimi i rajonit nga elementit militantët të kurdëve të Sirisë". Këto operacione janë dënuar ashpër nga qeveria e Sirisë dhe janë shpallur agresion kundër integritetit dhe sovranitetit territorial të këtij vendi.