Armët braziliane zbulohen në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i26809-armët_braziliane_zbulohen_në_jemen
Mediat perëndimore kanë njoftuar se kompania Tarus e Brazilit, ka shitur armë të cilat përdoren në luftën në Jemen.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 06, 2016 09:51 Europe/Tirane
  • Armët braziliane zbulohen në Jemen

Mediat perëndimore kanë njoftuar se kompania Tarus e Brazilit, ka shitur armë të cilat përdoren në luftën në Jemen.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Retuers sipas të cilës armët e kësaj kompanie amerikano latine, ka shkelur sanksionet ndërkombëtare dhe u ka shitur armë trafikantëve armë që janë përdorur në luftën në Jemen. Prokuroria e Brazilit ka nisur një hetim ndaj dy drejtuesve të kompanisë Tarus për shitjen e 8 mijë armëve në vitin 2013. Këto armë i janë shitur Muhamed Husein Mana, trafikant  armëve në Afrikë. Deri tani kompania në fjalë nuk ka dhënë asnjë prononcim për akuzat e ngritura. Kompania në fjalë ka shitur armë edhe gjatë konflikteve në Somali. Vlen të theksohet se OKB e ka shpallur të ndaluar shitjen e armatimeve për Hasan Mana dhe ka bllokuar kapitalet e tij. Nga lufta e pabarabartë në Jemen deri tani mbi 10 mijë persona kanë humbur jetën.