Kërkesa e qeverisë irakiane drejtuar OKB
Ibrahim Xhaafari ministër i jashtëm i Irakut në takim me Jan Kubixh përfaqësues i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështjet e Irakut, prej kësaj organizate kërkoi që të mbështesë Irakun sidomos në projektin të dënuar mendimet takfiriste dhe për të bllokuar burimet financiare të personave përgjegjës për përhapjen e terrorizmit.
Iraku dhe Siria sot po përballen me aktet terroriste të grupit takfirist ISIS. ISIS është formuar me shpenzimet financiare dhe ndihmat e armatime të disa vendeve arabe dhe perëndimore. Nëse ndihmat e vendeve perëndimore dhe e pushtetarëve të rajonit nuk do të ishin, atëherë ISIS nuk do të mund ta zgjeronte perimetrin e zonave të kontrolluara prej tij. Për këtë arsye ministri i jashtëm i Irakut tha se në luftën kundër terrorizmit, është e nevojshme të angazhohen të gjitha vendet e botës, organet ndërkombëtare dhe rajonale. Rreth 2 vjet më parë KS i OKB nxori rezolutën 2170 për çarmatosjen e të gjitha grupeve të varur nga Al Kaida si grupi terrorist takfirist ISIS. Në bazë të rezolutës 2170 të KS të OKB, vendosja e sanksioneve ndaj personave që mbështesin dhe thithin forca për grupet terroriste është e nevojshme dhe përveç kësaj çdo kush që lufton përkrah këtyre grupeve ndiqet penalisht. Disa analistë janë të mendimit se rezoluta e KS të OKB nr. 2170 e nxjerrë kundër grupeve terroriste, në rast se zbatohet në formë të drejtë dhe të saktë, atëherë burimet financiare dhe njerëzore për këta grupe terroriste do të ndërpriten. Kjo është në kohën kur ndaj këtyre grupeve mbahen qëndrime seleksionuese. Në këtë mënyrë rezoluta e nxjerrë nga KS i OKB kundër ISIS është vetëm një lloj justifikimi përballë opinionit publik pasi deri më tani kjo rezolutë nuk ka ndihmuar në çrrënjosjen e terrorizmit dhe në parandalimin e veprimeve kriminale të grupeve terroriste sidomos të grupit terrorist takfirist ISIS si shpërthimi i një bombe në rajonin në jug të Bagdadit që shkaktoi vdekjen e 2 civilëve dhe plagosjen e 7 të tjerëve. Gjatë muajve të fundit sulmet terroriste në Bagdad kanë qenë pothuajse të përditshme dhe kanë shkaktuar mijëra të vrarë e të plagosur në mesin e civilëve irakianë. Terroristët takfiristë pas disfatave në fushën e betejës, kanë vënë në shënjestër civilët irakianë me anë të sulmeve me bomba. Nga ana tjetër, mësohet se forcat e ushtrisë irakiane në perëndim të Bagdadit, kanë zbuluar një tunel 75 metra të gjatë që u përkiste terroristëve dhe kanë vrarë 19 pjesëtarë të ISIS. Disa ditë më parë policia irakiane njoftoi se një kamikaz ka shpërthyer veten në jug të kryeqytetit Bagdad duke lënë të vrarë 2 persona dhe plagosur 11 të tjerë. Pikërisht për këtë arsye ministri i jashtëm i Irakut ka kërkuar ndihmën e OKB për të luftuar terrorizmin.