Siria: OKB të marrë masa kundër vendeve mbështetëse të terrorizmit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i26833-siria_okb_të_marrë_masa_kundër_vendeve_mbështetëse_të_terrorizmit
Siria ka kërkuar marrjen e masave urgjente nga KS i OKB kundër vendeve mbështetëse të terrorizmit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 06, 2016 08:27 Europe/Tirane
  • Siria: OKB të marrë masa kundër vendeve mbështetëse të terrorizmit

Siria ka kërkuar marrjen e masave urgjente nga KS i OKB kundër vendeve mbështetëse të terrorizmit.

Agjencia SANA e lajmeve njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë me anë të një letre dërguar sekretarit të përgjithshëm të OKB dhe kryetarit të KS të OKB, ka dënuar sulmet terroriste të njëpasnjëshme të ditës së hënë në provincat Tortur, Homs, Hasake dhe Damask, prandaj ka kërkuar marrjen e masave urgjente nga OKB kundër vendeve mbështetëse të terrorizmit. Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë në vazhdim ka thënë se shpërthimet terroriste të ditës së kaluar janë vazhdimësi e terrorizmit të organizuar të grupeve terroriste dhe deklaroi se OKB duhet të marrë masa urgjente kundër vendeve dhe regjimeve që mbështesin terrorizmin, sidomos kundër Arabisë Saudite, Turqisë, Katarit dhe Francës. Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë theksoi se krimet e organizuara të terroristëve nuk do ta ndalojnë qeverinë e Sirisë nga kryerja e detyrës së saj ligjore dhe morale për të luftuar kundër terrorizmit dhe nga përpjekjet për arritjen e rrugëzgjidhjes politike për krizën në këtë vend nëpërmjet negociatave mes palëve siriane. Në gjashtë shpërthimet terroriste që kanë ndodhur njëkohësisht ditën e hënë në pesë rajone të Sirisë, janë vrarë mbi 40 persona dhe me dhjetëra të tjerë janë plagosur.