Khaled Mashal kundërshton planin zëvendësues për Palestinën
Kreu i zyrës politike të lëvizjes islamike palestineze Hamas ka kundërshtuar planin Atdheu zëvendësues për Palestinën.
Khaled Mashal kreu i zyrës politike të Hamasit gjatë një vizitë në Aman kryeqytetin e Jordanisë deklaroi se Hamasi është në kundërshtim me idenë e Atdheut zëvendësues për palestinezët apo me strehimin e tyre në Jordani dhe tha: Ne jemi politikanë, por duhet të ndjekim një politikë inteligjente që nuk është në kontradiktë me stabilitetin e Palestinës. Mashal tha se Hamasi vazhdon të jetë i angazhuar në aspiratat e Palestinës si zgjidhja e çështjes së Bejtul Mukadesit dhe të simboleve të tjera, çlirimi i plotë dhe kthimi i të evakuuarëve, ruajtja e tërësisë territoriale dhe lirimi i të burgosurve. Mashal tha se Hamasi kërkon zbatimin e procesit për pajtimin kombëtar me lëvizjen Fatah dhe grupet e tjera palestineze.