Bashar Xhafari: Kriza e Sirisë nuk është luftë e brendshme
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i26965-bashar_xhafari_kriza_e_sirisë_nuk_është_luftë_e_brendshme
Përfaqësuesi i Sirisë në OKB deklaroi se ajo çfarë po ndodhë në Siri, nuk është një luftë e brendshme.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Shtator 07, 2016 13:18 Europe/Tirane
  • Bashar Xhafari: Kriza e Sirisë nuk është luftë e brendshme

Përfaqësuesi i Sirisë në OKB deklaroi se ajo çfarë po ndodhë në Siri, nuk është një luftë e brendshme.

Agjencia SANA e lajmeve njoftoi se Bashar Xhafari në takimin për bashkëmendim rreth përgjegjësisë së mbështetjes në OKB, tha se ajo çfarë po ndodhë në Siri, nuk është një luftë e brendshme, për arsye se mijëra terroristë nga më shumë se 100 vende të botës kanë hyrë në territorin e Sirisë dhe kjo situatë nuk ka asgjë të përbashkët me luftën e brendshme që është cekur në raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB. Qeveria e Sirisë do të vazhdojë të kryejë detyrën e saj ligjore në luftën kundër grupeve terroriste të cilat po luftojnë kundër shtetit dhe popullit sirian për të garantuar sigurinë e qytetarëve sirianë. Përdorimi i shprehjeve "grupet e armatosura" nuk ndryshon aspak realitetin se grupet ISIS dhe të ngjashme me atë janë grupe terroriste.