Vriten me dhjetëra terroristë në perëndim të Sirisë
Luftimet e ushtrisë së Sirisë me terroristët në perëndim të këtij vendi kanë rezultuar me vrasjen e mbi 100 terroristëve.
Agjencia SANA e lajmeve njoftoi se në luftimet e ushtrisë siriane dhe forcave të rezistencës popullore të Sirisë me terroristët takfiristë në qytezat Mardas dhe Batbish në provincën perëndimor Hamah, janë vrarë mbi 100 terrorist dhe me dhjetëra të tjerë janë plagosur. Në këto luftime gjithashtu janë shkatërruar edhe disa automjete dhe pajisje luftarake të terroristëve. Avionët luftarakë të ushtrisë së Sirisë gjithashtu kanë sulmuar pozicione dhe vendstrehimet e terroristëve në pjesën veriore dhe jugore të Alepos ku kanë vrarë me dhjetëra terroristë të armatosur. Nga ana tjetër, operacionet ushtarake të forcave siriane kanë filluar rishtazi për të thyer rrethimin e fshatrave Fua dhe Keferja në veri të Edlibit në veriperëndim të Sirisë. Avionët luftarakë të Sirisë në Edlib gjithashtu kanë shkatërruar dhjetë automjete të blinduara dhe depo të armatimit dhe punishtet për prodhimin e bombave të grupit terrorist Xhejshul-Fet'h. Gjatë këtyre operacioneve janë vrarë me dhjetëra terroristë të këtij grupi.