Armëpushimi 72 orësh në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i26986-armëpushimi_72_orësh_në_jemen
DASH njoftoi se Arabia Saudite ka rënë dakord për një armëpushim 72 orësh në Jemen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 07, 2016 14:06 Europe/Tirane
  • Armëpushimi 72 orësh në Jemen

DASH njoftoi se Arabia Saudite ka rënë dakord për një armëpushim 72 orësh në Jemen.

Pas takimit të John Kerry sekretarit të DASH me zv/trashëgimtarin e fronit në Arabinë Saudite, takim që u organizua në kuadër të takimit të grupit G-20 në Kinë, është rënë dakord për një armëpushim 72 orësh në Jemen. John Kirbi zëdhënës i DASH tha se në këtë takim është theksuar rëndësia e respektimit të armëpushimit nga të gjitha palët në Jemen dhe për krijimin e kushteve për të dërguarin special të OKB për zgjidhjen e krizës së Jemenit. Arabia Saudite ka rënë dakord për armëpushimin me kushtin që ai të respektohet nga të gjitha palët. Përveç të tjerash Kerry dhe zv/trashëgimtari i fronit në Arabinë Saudite diskutuan për situatën në Libi dhe në Siri.