Ushtria izraelite arreston palestinezët
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i26998-ushtria_izraelite_arreston_palestinezët
Forcat e ushtrisë izraelite kanë arrestuar sot 11 palestinezë në Bregun Perëndimor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 07, 2016 14:44 Europe/Tirane
  • Ushtria izraelite arreston palestinezët

Forcat e ushtrisë izraelite kanë arrestuar sot 11 palestinezë në Bregun Perëndimor.

Mes të arrestuarve janë edhe Omer Hanbeli vëllai i dëshmorit Muhamed Hanbeli dhe Abdulhakim Al Kadeh që sapo ishte liruar nga burgjet izraelite. Forcat izraelite kanë bastisur sot qytezën Bejt Amr në Bregun Perëndimor dhe i kanë detyruar shumë palestinezë të shkojnë në qendrën e vrojtimit të ushtrisë izraelite ku janë marrë në pyetje nga oficerët izraelitë. Ata janë pyetur mbi zgjedhjet e ardhshme, kandidatët e mundshëm në këto zgjedhje, rolin e familjeve në zgjedhje dhe mbi gjendjen ekonomike të palestinezëve.