Sukseset e ushtrisë siriane përballë terroristëve/ vriten qindra terroristë
Ushtria siriane ka çliruar rajone të tjera të vendit nga pushtimi i terroristëve.
Ushtria siriane dhe forcat e rezistencës kanë çliruar qytezën Ramuse në jug të Alepos duke e shtrënguar edhe më shumë hallkën rrethuese ndaj terroristëve. Mësohet se në këtë operacion janë vrarë dhjetëra terroristë si dhe janë shkatërruar pajisjet ushtarake të tyre. Duke forcuar pozitat në rajonet perëndimore të Alepos, njësitë e ushtrisë siriane kanë rrethuar terroristët që janë përqendruar në zonat lindore të qytetit. Kanali tv Al Mejadin bëri të ditur qindra pjesëtarë të grupeve terroriste janë vrarë në përleshjet me ushtrinë siriane dhe në sulmet e avionëve luftarakë sirianë dhe rusë në provincat Alepo dhe Idlib.