Dënohet verdikti i lëshuar nga gjykata e lartë e AAP
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i27214-dënohet_verdikti_i_lëshuar_nga_gjykata_e_lartë_e_aap
Grupet e rezistencës palestineze kanë dënuar verdiktin e nxjerrë nga gjykata e lartë e AAP.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 09, 2016 10:32 Europe/Tirane
  • Dënohet verdikti i lëshuar nga gjykata e lartë e AAP

Grupet e rezistencës palestineze kanë dënuar verdiktin e nxjerrë nga gjykata e lartë e AAP.

Sipas një njoftimi të agjencisë palestineze të lajmeve, grupet e rezistencës me anë të një deklarate dënuan verdiktin e nxjerrë nga gjykata e AAP për shtyrjen e afatit të zgjedhjeve lokalë dhe këshillat provincial. Ata organizimin e këtyre zgjedhjeve e cilësuan të domosdoshme për t’i shërbyer popullit palestinez dhe për të eliminuar ndasitë e brendshme, si dhe për ringjalljen e unitetit kombëtar. Në deklaratën e lëshuar nga këta grupe thuhet se verdikti është plotësisht politik dhe dënon rëndë interesat kombëtare të palestinezëve pasi situatën e ndërlikon akoma më shumë. Ky verdikt i nxjerrë nga gjykata e lartë e AAP dëshmon për faktin se ky autoritet nuk merr parasysh vuajtjet dhe kërkesat e popullit palestinez, thuhet në deklaratën e lëshuar nga grupet e rezistencës palestineze. Gjykata e lartë e AAP ka lëshuar një verdikt për shtyrjen e afatit të zgjedhjeve lokale në Gaza dhe në BPLJ.