Vriten disa krerë të grupeve terroriste në Siri
Disa krerë të grupeve terroriste janë vrarë në rrethinën e Alepo në veriperëndim të Sirisë.
Agjencia Al Ahd e lajmeve njoftoi se gjatë sulmeve ajrore të së enjtes mbrëma të ushtrisë siriane në perëndim të Alepos, janë vrarë disa krerë të grupit terrorist Fronti Nusra dhe Xhejshul-Fet'h në mesin e tyre edhe Usama bin Namura i njohur me nofkën Abu Haxher Al-Homsi, përgjegjësi ushtarak i grupit terrorist Fronti Nusra. Gjatë këtyre operacioneve është vrarë edhe Abu Omar Sarakib, një prej krerëve kryesor të grupit terrorist Xhejshul-Fet'h sëbashku me disa terroristë të tjerë. Ushtria siriane pasi ka marrë kontrollin mbi rajonin Ramusa në lindje të Alepos, grupet terroriste janë arratisur nga ky rajon. Njëkohësisht me këtë, ushtria siriane ka çliruar edhe disa rajone në veriperëndim të qytetin Hamah nga pushtimi i terroristëve. Ndërkohë funksionarët e qendrës për koordinimin e armëpushimit në Siri kanë thënë se grupet terroriste në 24 orët e kaluara kanë shkelur 7 herë armëpushimin, 6 herë në provincën e Damaskut dhe një herë në provincën Latakia.