Vazhdon vrasje e civilëve të pambrojtur në Jemen
Nga sulmet ajrore të avionëve luftarakë të regjimit Al Saud kundër Jemenit janë vrarë disa civilë.
Agjencia Reuters e lajmeve njoftoi se në sulmet më të fundit të avionëve luftarakë të regjimit Al Saud kundër vendbanimeve civile në qendër të provincës Imran të Jemenit, janë vrarë 9 civilë në mesin e tyre pesë fëmijë dhe pesë persona të tjerë janë plagosur. Avionët luftarakë të regjimit Al Saud gjithashtu kanë bombarduar disa herë qytetin Sirvah në provincën Meareb të Jemenit. Ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit në përgjigjeje ndaj krimeve të Arabisë Saudite, kanë sulmuar me raketa dhe me artileri bazat ushtarake në rajonet jugore të Arabisë Saudite. Në provincën Haxhe gjithashtu janë zhvilluar luftime mes forcave të rezistencës popullore dhe forcave mercenare të regjimit Al Saud ku janë vrarë 15 mercenarë sauditë dhe janë zënë rob 7 mercenarë të tjerë.