Marrëveshja SHBA-Rusi do të ndikojë pozitivisht në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i27256-marrëveshja_shba_rusi_do_të_ndikojë_pozitivisht_në_siri
I dërguari special i OKB për çështjet e Sirisë deklaroi se një marrëveshje SHBA-Rusi do të ndikojë pozitivisht në procesin e zgjidhjes politike të krizës në Siri.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 09, 2016 15:07 Europe/Tirane
  • Marrëveshja SHBA-Rusi do të ndikojë pozitivisht në Siri

I dërguari special i OKB për çështjet e Sirisë deklaroi se një marrëveshje SHBA-Rusi do të ndikojë pozitivisht në procesin e zgjidhjes politike të krizës në Siri.

Stefan De Mistura, i dërguari special i OKB për çështjet e Sirisë, në një konferencë për mediat në Gjenevë deklaroi se një marrëveshje eventuale mes amerikanëve dhe rusëve do të ndihmonte shumë në zgjidhjen politike të krizës siriane. Sipas tij, takimi i suksesshëm i ministrave të jashtëm të SHBA dhe Rusisë hap rrugën për vendosjen e armëpushimit në Siri dhe për rifillimin e bisedimeve të paqes. Ndërkohë, mësohet se forcat ruse në Siri kanë shpërndarë sot 3 tonë ndihma për banorët e rajoneve lindore të Alepos në veri të Sirisë.