Ankaraja pranon 20 mijë pjesëtarë të rinj të policisë
Ministri i brendshëm i Turqisë ka bërë të ditur vendimin e këtij vendi për të pranuar mbi 20 mijë pjesëtarë të rinj të policisë.
Kanali televiziv TRT njoftoi se Sylejman Syvejlu, ministri i brendshëm i Turqisë, të premten deklaroi: "Turqia sëshpejti do të pranojë 20 mijë pjesëtarë të rinj të policisë dhe gjysma e tyre do të jenë pjesë e forcave speciale. Autoritetet e Turqisë kanë deklaruar se pas grusht shtetit ushtarak të pasuksesshëm të 15 korrikut, do t'i forcojnë forcat e policisë. Vlen të theksohet se që nga grusht shteti ushtarak, autoritetet e Turqisë kanë larguar ose pezulluar nga puna me mijëra punonjës nga sektorët e ndryshëm shtetërorë si nga sektori i arsimit, i forcave të armatosura dhe nga sektori i sistemit juridik. Në këtë kuadër janë arrestuar edhe shumë funksionarë të policisë.