Kaliçdaroglu: Erdogani duhet ta pranojë humbjen e tij në Siri
Lideri i Partisë Republikane Popullore të Turqisë deklaroi se presidenti i këtij vendi ka pësuar humbje në krizën e Sirisë, pavarësisht mbështetjes ndaj terroristëve dhe duhet ta pranojë humbjen e tij.
Agjencia Fars e lajmeve njoftoi se Kemal Kaliçdaroglu, lideri i Partisë Republikane Popullore të Turqisë, në një takim me anëtarët e kësaj partie ditën e premte, shtoi: "Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, ka pësuar humbje në krizën e Sirisë dhe duhet ta pranojë humbjen e tij në këtë krizë. Politikat e Erdoganit dhe ndërhyrja e Turqisë në krizën e Sirisë që nga ditët e para u bë shkak që të krijohet situata aktuale në Turqi. Këto politika ndërhyrëse të Erdoganit në Siri, gjithashtu janë bërë shkak për krijimin e armiqësisë së vendeve fqinjë ndaj Turqisë". Vlen të theksohet se qeveria e Turqisë që nga 24 gushti me qëllim të luftës kundër ISIS dhe kundër forcave të grupit PKK, ka filluar operacionin e quajtur "Mburoja e Furatit" në veri të Sirisë dhe po përkrah të ashtuquajturit terroristë moderatorë.