Mbyllet zyrtarisht selia e grupit terrorist Monafekin (MEK) në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i27328-mbyllet_zyrtarisht_selia_e_grupit_terrorist_monafekin_(mek)_në_irak
Burimet informative të premten pretenduan se kampi Liberti është mbyll zyrtarisht pas largimit të pjesëtarëve të fundit të grupit terrorist Monafekin (MEK) dhe transferimin e tyre në Shqipëri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 10, 2016 05:31 Europe/Tirane
  • Mbyllet zyrtarisht selia e grupit terrorist Monafekin (MEK) në Irak

Burimet informative të premten pretenduan se kampi Liberti është mbyll zyrtarisht pas largimit të pjesëtarëve të fundit të grupit terrorist Monafekin (MEK) dhe transferimin e tyre në Shqipëri.

Agjencia Associated Press e lajmeve të premten pretendoi mbyllja e këtij kampi është bërë pasi edhe grupi i fundit i pjesëtarëve të grupit terrorist MEK janë larguar nga Iraku në drejtim të Shqipërisë. Disa burime informative pohojnë se qeveria e Irakut më parë kishte lëshuar urdhrin për arrestimin e këtyre pjesëtarëve, mirëpo ata me identitet dhe dokumente të falsifikuara, janë arratisur nga ky vend. E kaluara kriminele e këtij grupi terrorist ka shkaktuar irritimin e popullit irakian ndaj pjesëtarëve të këtij grupi. Përveç kësaj, përkrahja e grupit terrorist MEK ndaj Sadam Huseinit, ish-diktatorit të Irakut, për të shtypur grupet opozitare, ka shtuar të kaluarën negative të këtij grupi në memorien e popullit irakian. Vlen të theksohet se OKB dhe Bagdadi në dhjetor të vitit 2011, kanë rënë dakord për transferimin e rreth 3000 pjesëtarëve të grupit terrorist MEK nga kampi Ashraf në provincën Dejale në kampin Liberti i cili më parë ishte një bazë ushtarake e Amerikës. Qeveria e Irakut në shtator të vitit 2013 ka transferuar edhe grupin e fundit të pjesëtarëve të grupit terrorist MEK nga kampi Ashraf në bazën ushtarake Liberti për të pritur transferimin e plotë në një vend të tretë.