Pse nuk publikohet marrëveshja e Gjenevës për Sirinë?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë njoftuar arritjen e një marrëveshje për paqen në Siri që nis të hënën në mbrëmje me ndalimin e luftimeve.
Por shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov tha se përmbajtja e kësaj marrëveshjeje nuk do të publikohet për mediat dhe do të mbetet sekrete për shkak të informacioneve tepër të ndjeshme, të cilat mund të shfrytëzohen nga ata që duan t'a sabotojnë marrëveshjen. Sipas këtij plani, qeveria siriane do ti japë fund misioneve ushtarake në zonat që janë nën kontrollin e opozitës. Në një konferencë për shtyp me Lavrov, John Kerry tha se marrëveshja duhet të zbatohet si nga qeveria ashtu edhe nga opozita. Sipas tij opozita ka treguar se është e përgatitur për të përmbushur planin nisur nga fakti që qeveria siriane është treguar serioze. Ndërsa ministri i Jashtëm rus Lavrov tha se Rusia informoi qeverinë e Sirisë për marrëveshjen dhe mori gatishmërinë e saj për të përmbushur pikat e përcaktuara. Marrëveshja parashikon dhe ndihmën humanitare në zonat e prekura nga konflikti.