ISIS humben burimin kryesor financiar të tij
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i27373-isis_humben_burimin_kryesor_financiar_të_tij
Me anë të operacionit Giare në jug të Mosulit, ISIS ka humbur burimin kryesor financiar të tij.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 10, 2016 13:55 Europe/Tirane
  • ISIS humben burimin kryesor financiar të tij

Me anë të operacionit Giare në jug të Mosulit, ISIS ka humbur burimin kryesor financiar të tij.

Ushtria irakiane me anë të operacionit Giare ka marrë nën kontrollet puset e naftës së këtij rajoni dhe ka bllokuar burimin kryesor financiar të ISIS. Naxhum Xhaburi komandanti i operacionit në provincën Ninva deklaroi se me kontrollimin e gjysmës së puseve dhe burimeve të naftës në rajonin Gaire, të cilat më herët kontrolloheshin nga ISIS, ky grup ka humbur 1 milion dollarë të ardhura mujore. Më shumë se 60 burime dhe puse nafte të kësaj zone tashmë kontrollohen nga ushtria irakiane. Kontrollimi i burimeve të naftës, është goditja më e madhe për grupit terrorist ISIS, ka thënë z. Xhaburi. Zona Giare ndodhet 60 km në jug të Mosulit qendër e provincës Ninva dhe është një prej zonave më të rëndësishme naftore në veri të Irakut e cila prej dy vitesh mbahej e kontrolluar nga grupi terrorist takfirist ISIS.