Hubmin jetën 4 haxhinj afganë në Meke
(last modified Sun, 11 Sep 2016 05:38:41 GMT )
Shtator 11, 2016 07:38 Europe/Tirane
  • Hubmin jetën 4 haxhinj afganë në Meke

Katër shtetas të Afganistanit kanë humbur jetën në Meke të Arabisë Saudite.

Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se burimet afgane kanë thënë se një prej këtyre personave ka humbur jetën gjatë ritualit të tavafit në ceremoninë e Haxhit dhe tre persona të tjerë kanë vdekur për shkak të mungesës së ndihmës mjekësore në Meke. Vlen të theksohet se edhe vitin e kaluar kanë humbur jetën tetë haxhinj afganë në tragjedinë e përgjakshme të Minas. Molavi Habibullah Hesam ka thënë se ngjarjet e ndryshme që kanë ndodhur gjatë viteve të kaluara në të cilat humbën jetën më mijëra haxhinj të Shtëpisë së Zotit, tregojnë se regjimi Al Saud nuk ka aftësi dhe meritë për administrimin e vendeve të shenjta. Sipas statistikave të publikuara, mbi 90 mijë haxhinjë kanë humbur jetën gjatë ceremonive të Haxhit në 14 vitet e kaluara për shkak të paaftësisë dhe neglizhencës së regjimi Al Saud.

Tags