Shkaqet e vizitës së Adel Xhubair në Angli
(last modified Sun, 11 Sep 2016 06:09:53 GMT )
Shtator 11, 2016 08:09 Europe/Tirane
  • Shkaqet e vizitës së Adel Xhubair në Angli

Vizita e Adel Xhubair në Angli, ministër i jashtëm i Arabisë Saudite, bëhet në kohën kur javët e fundit organe joqeveritare në Anglisë duke pasur parasysh se pas disa ditësh do të bëhet votimi në OKB për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarët e këshillit për të drejtat e njeriut të kësaj organizate, nga Theresa May kanë kërkuar që të parandalojë rizgjedhjen e Arabisë Saudite në Këshillin e OKB për të drejtat e njeriut, për shkak të veprimtarisë së Arabisë Saudite në Jemen.

 Arabia Saudite që nga koha e nisjes së luftës kundër Jemenit ka blerë nga Anglia armatime me vlerë 2.8 milion paund. Komiteti për hulumtimet ndërkombëtare në parlamentin e Anglisë ka në dispozicion të dhëna në bazë të të cilave përcaktohet se në vitin 2014, Anglia ka lëshuar lejen për shitjen e mbi 170 milionë pund armë për 18 vende. Shtimi i shitjes së armëve të Anglisë gjatë viteve të fundit është bërë më shumë në eksportin e armëve angleze në Arabinë Saudite e cila ka blerë nga Anglia 1.7 miliardë paund avionë luftarakë. Anglia i ka shituar Arabisë Saudite edhe lloje të ndryshme të raketave ajër-ajër dhe lloje të ndryshme të bombave. Shitja e këtyre armëve në Arabinë Saudite është bërë pas fillimit të agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit.  Qeveritarët e Anglisë jo vetëm që po përkrahin ushtarakisht shkelësit e të drejtave të njeriut, por po mbështesin ata edhe në aspektin politik. Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite në takim me deputetët e parlamentit anglez do të mundohet ti bindë ata që të lejojnë qeverinë angleze për t’i shitur armë Arabisë Saudite. Takimi i Adel Xhubair me deputetët e parlamentit të Anglisë vjen në kohën kur Arabia Saudite akuzohet për vrasjen e mijëra njerëzve gjatë agresionit ushtarak kundër Jemenit. Që nga viti 2010 e deri tani, Arabia Saudite nga Anglia ka blerë armatime me vlerë 6.7 miliard dollarë. Mirëpo për shitjen e këtyre armatimeve, qeveria angleze duhet të marrë konfirmimin e  parlamentit. Pikërisht për këtë arsye Adel Xhubair viziton Anglisë me shpresë që të bindë deputetët e parlamentit anglez që t’i shesin armë Arabisë Saudite. Mesa duket brenda në Angli ekzistojnë mosmarrëveshje të thella rreth shitjes së armatimeve Arabisë saudite dhe rolit të Londrës në luftën në Jemen. Boris Xhonson ministër i jashtëm i Anglisë në parlamentin anglez ka thënë se mund të vazhdojë shitja e armatimeve për Arabisë Saudite pasi nuk ka asnjë dëshmi që të tregojë shkeljen e normave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut nga ana e Arabisë Saudite. Ndërsa Trebias Vood zv/ministër i jashtëm i Anglisë për çështjet e rajonit të Lindjes së Mesme pasi nuk kishte asgjë për të thënë përballë pyetjeve të deputetëve të parlamentit anglez ka kërkuar falje prej tyre. Anglia nga njëra anë pretendon se ka dërguar miliona paund ndihma për Jemenin dhe nga ana tjetër i shet armatime Arabisë saudite. Me fjalë të tjera gjatë vizitës së tij në Angli, Adel Xhubair ndjek dy objektiva, njëra është vazhdimi i shitjes së armatimeve angleze për Riadin dhe e dyta është thithja e mbështetjes së Londrës për anëtarësimin e Arabisë Saudite në këshillin e OKB për të drejtat e njeriut.

 

Tags