Amar Hakim kërkon çlirimin e qytetit Mosul nga prania e ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i27469-amar_hakim_kërkon_çlirimin_e_qytetit_mosul_nga_prania_e_isis
Kreu i kuvendit të lartë islamik të Irakut, kërkoi vazhdimin e operacionit për çlirimin e qytetit Mosul nga prania e terroristëve të ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 11, 2016 07:26 Europe/Tirane
  • Amar Hakim kërkon çlirimin e qytetit Mosul nga prania e ISIS

Kreu i kuvendit të lartë islamik të Irakut, kërkoi vazhdimin e operacionit për çlirimin e qytetit Mosul nga prania e terroristëve të ISIS.

Amar Hakim në takimin që pati me Satam Xhedan Danduh ambasador i Sirisë në Bagdad tha se çlirimi i qytetit Mosul qendër e provincës Ninva që është baza e grupit terrorist ISIS në Irak, do të ketë karakter vendimtar për fatin e këtij grupi terrorist takfirist. Hakim shtoi se terrorizmi është kërcënim që operacionet e tij i ka nisur nga Iraku dhe Siria. Kreu i aleancës kombëtare të Irakut shtoi se sulmet ndaj civilëve në kryeqytetin e Irakut, dëshmojnë për faktin se grupit terrorist ISIS po i vjen fundi dhe se shumë shpejt forcat irakiane do t’i japin goditjen e fundit këtij grupi terrorist. Kreu i kuvendit islamik të Irakut dhe ambasadori i Sirisë në këtë takim diskutuan për gjendjen e sigurisë dhe atë politike në Irak dhe në rajon. Forcat irakiane prej muajit të kaluar kanë nisur një operacion të gjerë për pastrimin e qytetit Mosul nga prania e terroristëve të ISIS.