14 civilë jemenas vriten nga sulmet e avionëve luftarakë sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i27487-14_civilë_jemenas_vriten_nga_sulmet_e_avionëve_luftarakë_sauditë
Nga sulmet e avionëve luftarakë të Arabisë Saudite në provincën Haxhe dhe Sade, janë vrarë 14 civilë jemenas.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 11, 2016 10:25 Europe/Tirane
  • 14 civilë jemenas vriten nga sulmet e avionëve luftarakë sauditë

Nga sulmet e avionëve luftarakë të Arabisë Saudite në provincën Haxhe dhe Sade, janë vrarë 14 civilë jemenas.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar rajonin Hejran në provincën Haxhe ku si pasojë janë vrarë 6 civilë jemenas dhe janë plagosur tre të tjerë. Një burim lokal ka thënë për agjencinë Saba të lajmeve se avionët luftarakë të regjimit Al Saud gjatë këtyre sulmeve kanë goditur shtëpinë e Shejkh Makbul Harmali në rajonin Hejran. Disa prej viktimave janë gra dhe fëmijë. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar edhe disa rajone në provincën Sade ku kanë vrarë 8 civilë jemenas. Burimet e sigurisë së Jemenit në provincën Sade kanë thënë se avionët luftarakë sauditë kanë qëlluar dy automjete civile në rajonin Kitabar ku si pasojë janë vrarë tetë civilë jemenas. Avionët luftarakë të regjimit Al Saud kanë sulmuar edhe disa vendbanime të tjera civile në provincën Sade ku kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.