Digjen në zjarr 28 makina në Stamboll
Në Stamboll të Turqisë iu është vë zjarri 28 automjeteve të qytetarë të këtij qyteti.
Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se disa persona në orët e para të së dielës kanë djegur me benzinë 28 automjetet e parkuara në dy rrugë në rajonin Avxhilar të Stambollit dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Sipas këtij burimi, njerëzit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta kontrollojnë zjarrin. Policia e Stambollit ka filluar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të këtij sulmi. Trazirat e reja në Turqi po vërehen në kohën kur ushtria dhe forcat e sigurisë së këtij vendi kanë filluar një prej operacioneve më të mëdha ushtarake të tyre kundër pjesëtarëve të grupit PKK në rajonet lindore dhe jugore të këtij vendi. Policia e Stambollit ka akuzuar përkrahësit e grupit PKK për këtë sulm.