Bashkësia ndërkombëtare e ka injoruar Jemenin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i27508-bashkësia_ndërkombëtare_e_ka_injoruar_jemenin
Koordinatori i OKB për çështjet humanitare deklaroi se nuk ka asnjë rajon në Jemen që të mos jetë shkatërruar nga lufta.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 11, 2016 14:30 Europe/Tirane
  • Bashkësia ndërkombëtare e ka injoruar Jemenin

Koordinatori i OKB për çështjet humanitare deklaroi se nuk ka asnjë rajon në Jemen që të mos jetë shkatërruar nga lufta.

Jimmy McGoldrich   tha se mbi 80 % e popullsisë jemenase janë prekur nga lufta, por lufta në Jemen është injoruar nga bashkësia ndërkombëtare, sepse nga aspekti gjeopolitik ajo është më e vogël se lufta në Siri dhe Irak. Koordinatori i OKB për çështjet humanitare theksoi se shkatërrimet dhe vuajtjet e shkaktuara nga lufta në Jemen nuk janë më të pakta se ato të luftërave të tjera, por mobilizimi i bashkësisë ndërkombëtare për të ndalur agresionin saudit kundër Jemenit dhe për t'i ardhur në ndihmë popullit jemenas lë për të dëshiruar. McGoldrich e quajti katastrofike situatën humanitare në Jemen dhe bëri thirrje për ndihma urgjente për popullsinë e Jemenit që po vuan pasojat kryesore të luftës.