Sukseset e ushtrisë siriane në jug të këtij vendi
Shtator 12, 2016 06:47 Europe/Tirane
Ushtria e Sirisë ka asgjësuar një sulm të ashpër të grupeve kryengritëse të armatosura në pjesën veriore të Daras.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se grupet terroriste tentuan nga disa anë të hyjnë në rajonin Kutajba Mahxhura dhe në qytezën Abta' në Dara në jug të Sirisë, por janë përballur me një rezistencë të fort të forcave popullore. Ndërkohë Bashar Asad, presidenti i Sirisë, namazin e Kurban Bajramit e ka falur në xhaminë Sa'd bin Muadh në qytetin Darja në rajonin e Damaskut. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe një numër i madh i funksionarëve shtetëror të Sirisë. Qyteti Darja ndodhet në rajonin e Damaskut dhe ditë më parë u çlirua nga pushtimi i grupeve terroriste.
Tags