Forcat izraelite sulmojnë Rripin e Gazës
Duke shkelur armëpushimin, forcat e ushtrisë izraelite kanë sulmuar sot rajonin e rrethuar të Gazës.
Agjencia palestineze e lajmeve VAFA bëri të ditur se forcat izraelite të mbështetura nga tanke, autoblinda dhe buldozerë ushtarakë, hynë në tokat bujqësore në veri të rajonit Bejt Lahia, duke hapur zjarr kundër bujqve palestinezë. Pas largimit të palestinezëve, buldozerët e ushtrisë izraelite shkatërruan të mbjellat bujqësore si dhe ullishtet e palestinezëve. Të tilla sulme janë të shpeshta dhe regjimi i Izraelit me të tilla veprime synon t'i imponojë varfëri dhe uri popullit palestinez në Gaza. Armëpushimi në Gaza u arrit në Gusht 2014 mes Hamasit dhe Izraelit me ndërmjetësimin e Egjiptit pas sulmit 50 ditor të Izraelit kundër Rripit të Gazës.