Pensionohet myftiu saudit për shkak të deklaratave anti-iraniane
Gazeta ndërkombëtare "Ra'jul-Jeom" ka njoftuar se pas deklaratave anti-shiite të Shejkh Abdulaziz Ale Shejkh, kryemyftiu i Arabisë Saudite, po dëgjohen spekulime për pensionimin e tij.
Kanali televiziv Press Tv njoftoi se gazeta ndërkombëtare "Ra'jul-Jeom" duke cituar burimet informative nga Arabia Saudite, bëri të ditur se deklaratat e Shejkj Abdulaziz Ale Shejkh kundër Iranit dhe kundër myslimanëve shiitë kanë krijuar pakënaqësi të mëdha në nivel të autoriteteve zyrtare të Arabisë Saudite dhe të opinionit publik dhe kjo çështje është bërë shkak që ai të mos mund ta mbajë ligjëratën e ditës së Arafatit. Shejkh Abdulaziz i cili këtë vit për herë të parë pas 35 viteve u privua nga mbajtja e ligjëratës së ditës së Arafatit, ka deklaruar se shkak i këtij privimi ishte gjendja shëndetësore dhe sëmundja e tij. Mirëpo disa burime informative kanë raportuar se ky privim i tij është bërë me kërkesë të mbretit të Arabisë Saudite për të reduktuar pasojat negative të deklaratave të Ale Shejkh i cili i quajti myslimanët shiitë jobesimtarë. Gazeta ndërkombëtare "Ra'jul-Jeom" ka shkruar se deklaratat e Shejkh Sadis, kryetari i çështjeve të Masxhidul-Haram i cili për herë të parë mbajti ligjëratën e ditës së Arafatit, ka forcuar edhe më tepër supozimet për pensionimin e Shejkh Abdulaziz Ale Shejkh. Shejkh Sadis në ligjëratën e ditës së Arafatit në mënyrë indirekte ka folur për pensionimin e Ale Shejkh dhe ka vlerësuar shërbimet e tij në 35 vitet e kaluara.