Vritet  Ebu Bekr Al Bagdadi në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i27730-vritet_ebu_bekr_al_bagdadi_në_siri
Ministri i Jashtëm i Sirisë, Valid al Mualem, në një postim në Tweeter, njoftoi se kreu i grupit terrorist ISIS, Ebu Bekr Al Bagdadi është vrarë në qytetin Al Bab në provincën Alepo në veri të Sirisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 13, 2016 18:26 Europe/Tirane
  • Vritet  Ebu Bekr Al Bagdadi në Siri

Ministri i Jashtëm i Sirisë, Valid al Mualem, në një postim në Tweeter, njoftoi se kreu i grupit terrorist ISIS, Ebu Bekr Al Bagdadi është vrarë në qytetin Al Bab në provincën Alepo në veri të Sirisë.

Al Mualem shtoi se detajet e vrasjes së kreut të ISIS do të publikohen zyrtarisht së shpejti. Deri tani asnjë media rajonale apo botërore nuk e ka konfirmuar këtë lajm. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Sirisë deklaroi se grupet e armatosura të përkrahura nga SHBA e kanë shkelur tre herë armëpushimin në qytetin homs në perëndim të Sirisë. Edhe Rusia akuzoi grupet rebele, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, për shkelje të vazhdueshme të armëpushimit në Siri. Zyrtari i lartë i ushtrisë ruse, Viktor Poznikhir, tha se trupat qeveritare të Sirisë “kanë ndaluar luftimet gjetkë”, pos në zonat ku operojnë grupet ekstremiste: ISIS, Al Nusra dhe Jabhat Fateh al-Sham. “Për fat të keq, e njëjta nuk mund të thuhet për grupet e armatosura të opozitës së moderuar, e cila kontrollohet nga SHBA-ja”, tha Poznikhir. “Pas hyrjes në fuqi të armëpushimit (të hënën), janë regjistruar 23 raste të hapjes së zjarrit ndaj zonave të banuara dhe kundër pozicioneve të forcave qeveritare”, shtoi ai.